Lipjan, të miturit e burgosur përfundojnë me sukses programin individual rehabilitues “Biseda për ndryshim”

by informim

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan ka përfunduar me sukses programi individual rehabilitues i radhës me titullin, “Biseda për ndryshim”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, pas përfundimit të programit u shprehën të kënaqur me ç`rast vlerësuan se nga ky program kanë mësuar të zhvillojnë mendime të përgjegjshme për jetë në pajtim me ligjin.

“Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë dhe nga Drejtorati i Trajtimit të të Burgosurve dhe të Miturve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, risocializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy