Nxehtësi afrikane dhe pluhur saharian në Rrafshin e Dukagjinit

by informim peje

Të mërkurën parashikohet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar nga diell dhe vranësira të herëpashershme.

Në orët e vona të mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

banner

Gjithashtu, parashikohet shtrirje e pluhurit saharian, ndaj në zonat ku do të ketë reshje, ato mund të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe pritet të jetë herë pas here mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi që varion nga 20 deri në 54 km/h.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 33°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy