Çka i thoshte Haaland portierit që ia shënoi pesë gola mbrëmë sa herë që e nxirrte topin nga rrjeta?

by Nexhat

Kombëtarja e Norvegjisë u tregua e pamëshirshme mbrëmë ndaj Moldavisë, të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 11:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Protagonist tek norvegjezët ishte kush tjetër pos Erling Haaland, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Sulmuesi i Manchester Cityt ishte i jashtëzakonshëm dhe i realizoi plot pesë gola.

E portieri i moldavëve, Cristian Avram e ka zbuluar bisedën që e kishte gjatë lojës me ish-futbollistin e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit.

Sipas tij, gjiganti i sulmit ndiente keqardhje për të ndonëse shënonte ekipi norvegjez.

“Ai më tha se nuk ishte faji im që pësova shumë gola. Haaland më kërkonte falje sa herë që më duhej ta nxirrja topin nga rrjeta pas golave të pësuar. Ai ma shpjegoi se duhej të vazhdonin të shënonin për shkak të gol-dallimit”, deklaroi Avram pas lojës.

Norvegjisë në fakt i nevojitej një fitore e tillë e thellë për ta përmirësuar golaverazhin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy