Supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka zbuluar synimet e tij për të ardhmen.
Në një intervistë për podcastin ‘Resonancia de Corazón’, 18-vjeçari, ka thënë se synon të fitojë shumë ‘Topa të Artë’.
“Ia kam thënë miqve të mi se nuk ëndërroj të fitoj vetëm një Top të Artë, ëndërroj të fitoj shumë. Besoj se jam një lojtar që ka aftësinë për ta arritur këtë, dhe nëse nuk e bëj, do të jetë sepse nuk kam bërë gjërat siç duhet ose nuk e kam dashur mjaftueshëm”, tha Yamal.
Ai shtoi se suksesi nuk do ta ndalojë kurrë.
“Ëndërroj të fitoj shumë, dhe kur të vijë dita e parë që e fitoj, do të jem shumë i lumtur, por menjëherë do të dua të fitoj edhe më shumë”, pohoi ai.
Lamine Yamal, i konsideruar si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, shihet tashmë si pasardhësi i natyrshëm i ikonave të mëdha të Barcelonës dhe Spanjës

