Super kompjuteri i Optas ka dhënë rezultatet për favoritët e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Ky super kompjuter bazohet në kualitetin e skuadrave, startin e këtij kampionati dhe kalendarin e ndeshjeve, si kritere për t’i dhënë rezultatet.
Sipas kësaj, super kompjuteri parashikon Liverpoolin si favoritin kryesor të këtij edicioni, me 20,4% të gjasave për të triumfuar.
Arsenali është në vendin e dytë me 16%, e kampionët aktual PSG zënë vendin e tretë me 12,1%.
Top 5shen e mbyllin Manchester City e Barcelona, të dyja me 8,4% të gjasave.


