Manchester United pritet të marrë një vendim të madh në merkaton e dimrit: afrimin e një portieri të ri për të forcuar pozitën mes shtyllave.
Aktualisht, “Djajtë e Kuq” i kanë besuar Senne Lammens, i transferuar nga Royal Antwerp për 21 milionë euro këtë verë. Portieri belg 23-vjeçar shihet si një investim për të ardhmen, por presioni për të bindur në portën e Old Trafford është i madh. Nëse ai nuk arrin të tregojë nivelin e pritur deri në fund të vitit, drejtuesit janë të vendosur të veprojnë, transmeton Klankosova.tv.
Dy kandidatët kryesorë:
Emiliano “Dibu” Martinez – Kampion bote me Argjentinën dhe një nga portierët më të sigurt në Premier League. 33-vjeçari po mendon një ndryshim karriere, pasi te Aston Villa ka humbur minuta të rëndësishme. Çmimi i tij llogaritet rreth 25 milionë euro, ndërsa motivimi kryesor mbetet përgatitja për Kupën e Botës 2026.
Mike Maignan – Portieri i AC Milanit dhe i përfaqësueses së Francës. Me një përqindje pritjesh prej 80% dhe performanca të shkëlqyera në Serie A dhe Champions League, ai është një emër i madh në treg. Kontrata e tij skadon në vitin 2026 dhe mungesa e rinovimit e bën një mundësi tërheqëse për United, qoftë në janar apo në verë me një çmim më të ulët.

