Zyrtare: Elbasan Rashani i bashkohet kampionit të Australisë

by Nexhat

Melbourne City FC ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani.

Pas një karriere të gjatë në futbollin evropian, 32-vjeçari ka zgjedhur të nisë aventurën e tij të parë jashtë kontinentit, duke iu bashkuar kampionëve të Australisë.

banner

Klubi australian njoftoi se Rashani ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e lojtarit të kombëtares kosovare Elbasan Rashani për sezonin e ardhshëm!”, thuhet në njoftimin e Melbourne City.

Me mbi një dekadë përvojë në futbollin evropian, Rashani ka luajtur në Norvegji, Francë, Turqi dhe Danimarkë, duke regjistruar mbi 300 paraqitje në nivel klubi.

Tashmë, ai do të përfaqësojë ngjyrat e Melbourne City, skuadër që synon të mbrojë titullin në Superligën australiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy