Van Dijk e mban sekret bisedën me Isak

by Nexhat

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka folur për bisedën e famshme me sulmuesin suedez Alexander Isak, e cila u bë virale sezonin e kaluar pas finales së EFL Cup.

Isak kishte shënuar për Newcastle United, duke i dhënë klubit trofeun e parë pas 70 vitesh, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes kamerat kapën një moment ku ai shkëmbeu disa fjalë me Van Dijk.

banner

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj dhe Isak këtë verë është bashkuar me Liverpoolin, kapiteni holandez nuk pranon të zbulojë përmbajtjen e asaj bisede.

“Nuk do t’ju them! Ndoshta pas dy ose tre vitesh do t’ua tregoj, por jo tani. Nuk e mbaj mend!”, tha Van Dijk.

Biseda e mbetur mister vazhdon të ngjallë kureshtje mes tifozëve të Liverpoolit, të cilët tashmë i shohin dy lojtarët në të njëjtën skuadër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy