FSHF zbulon arsyet pse ndeshja me Serbinë dërgohet në Leskovc

by Nexhat

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet se pse ndeshja me Serbinë është zhvendosur në Leskovc.

Gjatë ditës së sotme, UEFA konfirmoi se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në Leskovc, duke ndërruar lokacionin me kërkesën e Federatës serbe. Paraprakisht, parashihej që ndeshja të luhej në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitic”.

banner

Pas konfirmimit të UEFA-s, erdhi edhe njoftimi zyrtar i FSHF-së, e cila shpjegoi më tutje arsyet e këtij ndryshimi.

“Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.

Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy