Polici i Njësisë Speciale konfirmon suspendimin: “Me këtë çështje do të merret drejtësia”

by informim peje

Njëri nga policët e Njësisë Speciale të Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se ai dhe tre kolegë të tij janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

“Po, jemi suspenduar. Me këtë çështje do të merret drejtësia”, ka deklaruar shkurt ai për EO, pa dhënë më shumë detaje rreth arsyes së suspendimit.

banner

Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për katër zyrtarë policorë – Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi dhe Artan Krasniqi – të cilët dyshohet se janë përfshirë në një komunikim në një grup të mbyllur mes kolegësh, ku pretendohet se janë bërë shaka në lidhje me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast, ndërkohë që pritet që institucionet përgjegjëse të sqarojnë më tej rrethanat dhe bazën e vendimit për suspendim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy