70
Kryeministri i Luksenburgut, Xavier Bethel, ka thënë sonte se është e rëndësishme të qetësohen tensionet në Veri të Kosovës.
Ai ka thënë se deeskalimi është në interes jo vetëm të rajonit por edhe të BE-së.
“Ne mbështesim fuqishëm bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet konkrete”, tha Bethel në një konferencë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Bashkë me të në Beograd është edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte.
Të dytë nesër do ta vizitojnë Kosovën ku do të takohen me krerët institucionalë.