“Ramën besojeni kur thotë që ka vëlla Thaçin”, Majko për Ballkanin e Hapur: Se kam pritur aspak mirë! Vuçiç njeriu më negativ

by informim

Pandeli Majko u shpreh këtë mbrëmje në “Open” se nuk e ka pritur aspak mirë idenë e Ballkanit të Hapur, teksa tha se e vetmja arsye se përse nuk doli kundër, ishte sepse besonte që mund të zhvillohej një tryezë bilaterale mes Serbisë dhe Kosovës, që mund të sillte përmirësime të marrëdhënieve.

Sa i takon deklaratave të Ramës kur thotë se Presidentin e Serbisë e ka vëlla, ai tha se kreu i qeverisë sonë duhet besuar vetëm kur thotë se vëlla ka Hashim Thaçin. Sipas tij deklaratat për Vuçicin bëhen për arsye politike dhe diplomatike.

banner

Ndërkohë vetë ai këtë të fundit, e quan si njeriun më negativ që i ka rënë për pjesë Serbisë si president.

“Se kam pritur aspak mirë, isha i përgatitur për reagimin e Kosovës. E vetmja gjë që më mbajti të mos dilja kundër, sepse mund të dilja sepse s’kam frikë, mendoja se në tavolinë e Ballkanit të Hapur,  Kosova mund të negocionte gjëra të cilat do të shmangte tavolinën bilaterale nën ombrellën e Brukselit.

Nuk mendoj që Rama e pa këtë nismë për vota! Sensi i Ballkanit të hapur është ekonomik dhe jo politik . Nuk besoj se do më shihni ndonjëherë duke duartrokitur marrëveshjet shqiptaro-serbe

Mendoj se Vuçiç është nga njerëzit më negativ që mund t’i binte për pjesë Serbisë në këtë kohë. Rama nuk është përgjegjës që Serbia zgjodhën Vuçiçin si President. Ramën besojeni kur thotë për Hashim Thaçin, nuk mund të kesh vëlla në të njëjtën kohë dhe Thaçin dhe Vuçiçin. Mos u merrni me të than për arsye politike dhe diplomatike dhe për gjëra që dhe publiku në Kosovë ka ndjeshmërinë që janë të sinqerta. Kur teshti Kosova, sëmuret Shqipëria, dhe anasjelltas”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy