Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, teksa udhëton drejt Stokholmit për t’u përballur me Suedinë.
Edhe pse skuadra skandinave nuk ka pasur një fillim të mirë në këtë fushatë, kapiteni Granit Xhaka ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të jenë maksimalisht të përqendruar, duke theksuar se Suedia mbetet një kundërshtar shumë i rrezikshëm.
“Suedisë nuk i ka ecur mirë në fillim, ndoshta jo ashtu siç kanë pritur vetë apo të tjerët. Por kur sheh me kujdes ekipin e tyre, e kupton që cilësia është aty,” ka deklaruar Xhaka për Blick.ch.
“Na pret një sfidë shumë e vështirë në udhëtim, një super-sfidë për ne si ekip.”
Skuadra suedeze pritet të mbështetet te një treshe sulmuese shumë e fuqishme me vlerë mbi 273 milionë euro – Viktor Gyokeres, Anthony Elanga dhe Alexander Isak – të gjithë lojtarë me eksperiencë në Premier League dhe në futbollin elitar evropian.
Edhe pse ky repart nuk ka qenë në nivelin e pritshëm në ndeshjet e para, Xhaka ka kërkuar që asnjë prej tyre të mos nënvlerësohet