Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar flamurin e Lojërave Mesdhetare i cili do të sillet në kryeqytet nga Taranto.
Rama postoi në Facebook, momentin e ceremonisë në të cilin u intonua edhe himni i Kosovës.
“Çfarë emocioni, çfarë krenarie!Urime Prishtinë. Urime Kosovë”.
Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave të ardhshme Mesdhetare “Prishtina 2030”.

