Superliga rikthehet me xhiron e katërt

by Nexhat

Superliga e Kosovës zhvillon këtë fundjavë ndeshjet e xhiros së katërt, me përballje interesante të shpërndara në tri ditë.

Xhiroja nis të premten, më 4 shtator, me duelin Prishtina – Vushtrria, që zhvillohet nga ora 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

banner

Të shtunën, më 5 shtator, në program janë dy ndeshje. Llapi përballet me Dukagjinin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa Drita pret Drenicën në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Të dyja ndeshjet nisin në orën 16:00, respektivisht 19:00.

Të dielën, më 6 shtator, zhvillohen edhe dy përballje. Ballkani takohet me Feronikelin 74 në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndërsa Malisheva përballet me Gjilanin në stadiumin “Liman Gegaj”. Të dyja ndeshjet nisin në 16:00.

Programi i plotë i xhiros së katërt:

4 shtator | 16:00: Prishtina – Vushtrria
5 shtator | 16:00: Llapi – Dukagjini
5 shtator | 19:00: Drita – Drenica
6 shtator | 16:00: Ballkani – Feronikeli 74
6 shtator | 16:00: Malisheva – Gjilani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy