Sot, më 10 tetor 2025, Partia Demokratike e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit.
E themeluar më 10 tetor 1999, PDK fillimisht udhëhoqi me Hashim Thaçin në krye, figurë kyçe në politikën kosovare për shumë vite. Aktualisht, partinë e udhëheq Memli Krasniqi.
Rruga e saj qeverisëse nisi në periudhën 2001–2004, kur Bajram Rexhepi u zgjodh kryeministër i Kosovës, ndërsa PDK mori pjesë në qeveri me dy ministra.
Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Partia Demokratike e Kosovës u konfirmua si forca e parë politike në vend, duke udhëhequr qeverinë në disa mandate radhazi.
Ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, PDK u radhit si forca e dytë në nivel qendror, duke vijuar rolin e saj si një nga partitë kryesore në skenën politike të Kosovës.

