Xhaka me Zvicrën edhe më afër Botërorit

by Nexhat

Granit Xhaka dhe kombëtarja e Zvicrës janë edhe më afër Botërorit.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova madje shënoi në fitoren prej 2-0 të Zvicrës ndaj Suedisë, si mysafir.

banner

Xhaka shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 65-të, përmes penalltisë.

Golin e dytë të ndeshjes, Zvicra e shënoi në minutën e 94-të, për të marrë tri pikët e plota.

Me këtë fitore, Zvicra i afrohet Botërorit, pasi ka nëntë pikë nga tri ndeshjet e para, duke shënuar nëntë gola dhe duke mos pranuar asnjë.

Edhe Kosova është pjesë e grupit të Zvicrës, e cila gjendet e dyta në grup me katër pikë.

Suedia e ka vetëm një pikë, teksa Sllovenia i ka dy pikë si e treta në grup

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy