Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

by Nexhat

Maqedonia e Veriut po vazhdon të sillet në mënyrë skandaloze sa i përket pritjes dhe prezantimit të Kosovës dhe simboleve të saj në këtë vend.

Në Maqedoninë e Veriut është duke u mbajtur Kampionati Botëror i Peshkimit, ku po merr pjesë edhe Kosova.

banner

Ndërsa, gjatë prezantimit të shtetit tonë në këtë ngjarje, ka ndodhur diçka skandaloze, ku flamuri i Kosovës është banalizuar, duke u paraqitur me shtatë (7) yje, shkruan lajmi.

Ndryshe, Kampionati i 26-të Botëror i Peshkimit të Krapit (FIPSed World Carp Fishing Championship) po zhvillohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, nga data 2 deri më 5 shtator 2026, ku pjesëmarrëse është edhe Kosova.

Duhet theksuar se aktualisht Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga kryeministri Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, në një koalicion të zgjeruar qeverisës, ku partneri kryesor shqiptar është Koalicioni VLEN.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy