Modric: I vetmi merak që e kam është që kam punuar vetëm një vit me Mourinhon

by Nexhat

Luka Modric ka folur sërish për Real Madridin dhe për disa prej njerëzve që kanë lënë gjurmë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për “Marca”, mesfushori kroat ka thënë fjalë të veçanta për José Mourinhon, të cilin e konsideron shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e tij,

banner

Duke e kujtuar transferimin e tij te Real Madridi në verën e vitit 2012, Modric e ka vlerësuar rolin vendimtar të trajnerit të atëhershëm, José Mourinho.

“Mourinho ishte personi më i rëndësishëm për ardhjen time te Real Madridi. Ai bëri gjithçka që ishte e mundur për ta bindur klubin që të më transferonte. Negociatat me Tottenhamin ishin të gjata dhe të komplikuara dhe, pa këmbënguljen e tij, ndoshta Real Madridi do të ishte tërhequr nga negociatat. Për këtë arsye, do t’i jem gjithmonë mirënjohës”, ka treguar kroati.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” më pas e ka zbuluar edhe merakun e tij të vetëm sa i përket periudhës së tij me trajnerin portugez.

“I vetmi merak që e kam është pikërisht ky. Atë vit mësova shumë prej tij, por do të doja të kisha vazhduar të punoja me të për më gjatë”.

Modric e ka shprehur gjithashtu besimin e plotë te rikthimi i Mourinhos në stolin e Real Madridit.

“Besoj se klubi e ka marrë vendimin më të mirë. Mourinho e njeh në mënyrë perfekte ambientin, është një fitues dhe e ka një personalitet të jashtëzakonshëm. Mendoj se me të Real Madridi do të rikthehet të jetë një skuadër që të gjithë do ta kenë frikë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy