Kurti: S’ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar në Leposaviq, faj ka Beogradi e Lista Serbe që bojkotuan zgjedhjet

by informim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është dakord që të ketë zgjedhje të parakohshme për katër komunat në veri të vendit,

Ai tha se kryetarët e zgjedhur në veri mund të largohen vetëm me zgjedhje të reja. Sipas tij s’ka mënyra tjera të reja e ligjore për t’i larguar kryetarët.

“Për zgjedhje të parakohshme ne jemi dakord dhe zgjedhjet e parakohshme e rregullojnë edhe çështjen e kryetarit në komunën e Leposaviqt, sepse me zgjedhje ka ardhur kryetar dhe me zgjedhje largohet kryetari. Unë nuk mendoj që duhet të ketë mënyra të tjera, të drejta e ligjore për të larguar kryetarët e zgjedhur. Mund të themi që legjitimiteti është i vakët sepse dolën pak njerëz në zgjedhje e që nuk është faji jonë. Ai është bullizmi i Beogradit e Listës Serbe i cili nuk duhet qëtë shpërblehet tash duke dhënë dorëheqje kryetari. Dorëheqja tek e fundit është akt moral. Ti mund ta bësh shkarkimin, por dorëheqja është akt moral”, tha ai.

Kryeministri përmendi kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi që ka mbetur i mbyllur në komunë nga 24 maji i këtij viti.

Ai tha se nuk mundet qëe Hetmi ta paguaj kosto për destruktivitetin e Beogradit.

“Nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar në Leposaviq. Ka faj Beogradi e Lista Serbe që së pari me 5 nëntor me dorëheqje kolektive u munduan që të krijohet një vakum që e bënë Kosovën të dështuar, e pastaj në vend që të marrin pjesë në zgjedhje, i bojkotuan ato dhe thirrën për bojkot dhe në fund edhe kandidati që garoi në fund Jabllanoviqi në një mënyrë  joshën, e detyruan apo të dyja këto që të dal nga fushata dhe e kemi Lulëzim Hetemin kryetar. Nuk mundet tash Lulzim Hetemi që të paguaj kosto për destruktivitetin e Beogradit zyrtar. Unë jam dakord që kur zgjidhet kryetari i ri në Leposaviq të ketë pranim-dorëzim zyrtar e paqësor të detyrës. Kjo do të kontribuonte në deskalim të situatës”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy