Shpëtim Bajoku kalon në finale të turneut `Marko Boshnjak`

by Nexhat

Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku (70 kg) ka shënuar fitore sot në gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar memorial “Marko Boshnjak”, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Bajoku e ka mposhtur bindshëm boksierin malazez Milosh Roganovic, duke siguruar kështu një vend të merituar në finale.

banner

Ky triumf i Bajokut vjen pas fitoreve të tjera: Zenel Hasani (65 kg) dhe Shpejtim Shabani (+90 kg), të cilët tashmë e kishin siguruar finalen më herët në këtë turne.

Turneu “Marko Boshnjak”, që mbahet më 17 dhe 18 tetor në Zagreb, është një ngjarje tradicionale që mbledh boksierë të talentuar nga disa vende evropiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy