Kastrioti pëson humbje minimale, mbetet shpresë për kualifikim

by Nexhat

Kastrioti i Ferizajt është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, por ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Në takimin e zhvilluar të premten në palestrën e Lipjanit, kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange, ka fituar me rezultat 31:28.

banner

Pjesa e parë ka qenë e barabartë dhe e luftuar, duke përfunduar 14:14. Në fraksionin e dytë, mysafirët kanë arritur të shkëputen, por Kastrioti ka reaguar në fund dhe e ka ngushtuar diferencën, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Alban Haziri ka qenë më efikasi te Kastrioti me nëntë gola, ndërsa Jeton Bislimi  ka pasur shtatë gola nga po aq tentime. Felippe Teixeira ka shtuar pesë të tjerë, kurse portieri Wadi Chebbi është dalluar me pesëmbëdhjetë pritje të rëndësishme.

Rezultati i ngushtë e mban në garë skuadrën ferizajase, e cila të shtunën mbrëma në ora 20:00 do të kërkojë përmbysjen dhe kalimin në raundin tjetër të Kupës Evropiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy