Boks: Albon Pervizaj pëson humbje nga Luis Marin Garcia

by Nexhat

Boksieri Albon Pervizaj është mposhtur nga Jose Luis Marin Garcia në meçin e kategorisë së rëndë, i zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” në Hamburg.

Boksieri prizrenas, i lindur në Gjermani, konsiderohej favorit për të fituar ndaj 39-vjeçarit nga Venezuela, por nuk arriti t’i bënte ballë atij. Në raundin e dhjetë, Pervizaj pësoi një nokaut klasik, duke e pasur të pamundur të rikthehej në duel.

banner

Alboni e dominoi kundërshtarin vetëm në raundin e parë, ndërsa më pas u vu re mungesa e përgatitjes fizike, gjë që Garcia e shfrytëzoi me përvojë për të arritur një fitore të merituar.

Kjo ishte humbja e dytë në karrierën profesionale të Pervizajt, i cili aktualisht ka bilanc prej 19 fitoreve, dy humbjeve dhe asnjë barazimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy