Mancini në mesin e kandidatëve për t’u bërë trajner i skuadrës angleze

by Nexhat

Nottingham Forest ka kontaktuar Sean Dyche dhe Roberto Mancinin në lidhje me postin e trajnerit, pasi shkarkoi trajnerin Ange Postecoglou.

Pronari i Forest, Evangelos Marinakis, mori vendimin për ta shkarkuar Postecoglou vetëm 40 ditë pas marrjes së detyrës, gjatë humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Chelseat, .

banner

Miliarderi grek ishte i pranishëm në “City Ground”, por u largua nga vendi i tij në tribunën e drejtuesve dhe më pas nga stadiumi pak pas minutës së 60-të, në atë moment Forest ishte duke humbur 2-0.

Një zyrtar i lartë e njoftoi Postecoglou për shkarkimin e tij. Forest kishte filluar të vlerësonte kandidatët e mundshëm për pasuesin e Postecoglou që pas humbjes befasuese në Europa League në shtëpi ndaj Midtjylland përpara pushimit ndërkombëtar, gjatë së cilës tifozët u kthyen kundër trajnerit australian.

Mancini dhe Dyche janë aktualisht pa punë, ndërsa Marinakis është një admirues i vjetër edhe i Marco Silvas, trajnerit të Fulhamit, të cilin e kishte emëruar më parë te Olympiakos, një tjetër klub nën pronësinë e tij.

Kontrata e Silvas me Fulham, që skadon në fund të sezonit, mendohet se përmban një klauzolë lirimi prej rreth 8 milionë paundësh.

Mancini është pa angazhim që prej largimit nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite 12 muaj më parë. Italiani udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të parë në Premier League në sezonin 2011-12 dhe gëzon padyshim shumë autoritet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy