Garë e ashpër LVV-LDK në Rahovec kur po përditësohen të dhënat e fundit për kryetar të Komunës, 75 vota i ndajnë kandidatët për balotazh me AAK-në

by Nexhat

Kur po procesohen votat e fundit nga numërimi i tyre në Rahovec, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Ali Dula është në një garë të ashpër me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Krasniqi për një vend në garën e balotazhit me Smajl Latifin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është në vend të parë.

Nga 93,26% e vendvotimeve të procesuara, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara së fundmi në 14:41, Latifi i AAK-së prin me 37.18% të votave.

banner

Në vendin e dytë aktualisht ndodhet Dula i LVV-së me 5,181 vota (23.92%).

Ai ka vetëm 75 vota më shumë se Krasniqi i LDK-së, që numëron 5,106 vota (23.58%).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy