Vëllezërit Zeneli shkëlqyen në fitoren e thellë të Elfsborgut në elitën e futbollit të Suedisë.
Klubi suedez, Elfsborgu fitoi në shtëpi me shifrat prej 5-1 ndaj Osterit, me takimin që i përkiste xhiros së 27-të në “All Svenskan”.
Arbër Zeneli asistoi në golin e parë të ekipit të tij, i cili u shënua në minutën e pestë, teksa i vëllai, Besforti asistoi në golin e dytë, tetë minuta më vonë.
Të dy golat i shënoi sulmuesi Taylor Silverholt.
Arbëri më tutje e gjeti edhe golin, duke shënuar në minutën e 46-të për 3-1.
Arbëri ka dy gola dhe ka dhuruar dy asistime në këtë sezon.
Në anën tjetër, Besforti ka po ashtu dy gola, por ka dhënë edhe tetë asistime.
Elfsborgu ka 40 pikë në tabelën e klasifikimit dhe zë vendin e tetë