Rohde: Fatkeqësisht bashkëpunimi ynë me Kosovën është zbehur në disa sektorë

by informim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se vendi i tij “fatkeqësisht” ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë.

Kështu tha ai në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës.

“Përsëri, unë shpresoj se ne do të arrijmë një zgjidhje së shpejti dhe e dini… Po, thash gjithashtu dhe po flas në emër të vendit tim se ne fatkeqësisht kemi bashkëpunim të zvogëluar në disa sektorë, në sektorë që lidhen me sigurinë deri tani, dhe normalisht nuk ulem këtu për të diskutuar këtë, më me qejf do të kisha diskutuar mbi marrëdhëniet tona, zhvillimin ekonomik, por nëse nuk ka progres këto masa janë duke u implementuar dhe e dini dua t’i ndaloj ato ashtu si BE-ja, ato janë të kthyeshme menjëherë por na duhen veprime nga të gjithë partnerët, veçanërisht nga Kosova për të ecur përpara dhe deri tani nuk kanë ndodhur”, deklaroi Rohde.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy