Dardanet e reja i nisin me fitore kualifikimet për Evropianin 2026

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka nisur në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, duke triumfuar ndaj Moldavisë, me rezultat minimal 1:0.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit B të Ligës B, i cili po mbahet në Moldavi.

banner

Vashat dardane, të drejtuara nga përzgjedhësja Sanije Krasniqi, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar në të gjitha aspektet e lojës dhe duke krijuar një sërë rastesh shënimi, e ku dy herë qëlluan shtyllën e portës kundërshtare, por nuk ishin sa duhet efikase.

Megjithatë, goli i fitores erdhi në minutën e 75-të, kur Jonida Godeni shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke vulosur fitoren e merituar të Kosovës.

Pas ndeshjes, përzgjedhësja Sanije Krasniqi u shpreh e kënaqur me paraqitjen e vajzave dhe angazhimin e tyre.

“Si gjithmonë, ndeshja e parë kualifikuese është e vështirë. Kemi treguar lojë të mirë, e kemi qarkulluar topin me durim dhe kemi krijuar shumë raste, prej të cilave dy herë qëlluam shtyllën. Goli erdhi nga ndërprerja dhe pa dyshim që jam e kënaqur me fitoren dhe përkushtimin e vajzave. Shpresoj që kështu të vazhdojmë edhe në dy ndeshjet e ardhshme. Sfida jonë kryesore është fusha me bari natyral, pasi shumica e lojtareve tona janë mësuar të stërviten dhe të luajnë në fusha me bari artificial, çka ndikon në qarkullimin e topit dhe aspektin fizik të tyre”, tha Krasniqi.

Ndeshjen e radhës, Kosova U17 do ta zhvillojë kundër Azerbajxhanit më 27 tetor, ndërsa ciklin e ndeshjeve në grup do ta mbyllë më 30 tetor kundër Uellsit, që vlerësohet si kundërshtari më i fortë i grupit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy