Moti për ditën e sotme, intervale me diell e vranësira të kohëpaskohshme- këto janë temperaturat për sot

by Nexhat

Ditën e shtunë kalojë vransira kohëpaskohe, mirëpo nuk mungojnë as intervale me diell. Ndonjë rigë shiu mund të bie aty këtu më vonë pasdite. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 16C e 19C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 4-10m/s, me hove mbi 15m/s, relieveve malore.

Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e diel, që gjatë mbrëmjes mund të jenë më të vazhdueshme me kalimin në ditën e hënë. Deri nga mesdita e së hënës reshjet mund të pushojnë, e priten intervale me diell. Temperaturat zbresin deri në 12C. Ndonjë rrebesh shiu kalon ditën e martë, derisa zonave malore priten edhe reshje dëbore. Më pas të mërkurën parashihen kushte më stabile me kthjellime. Mirëpo depërtimi i masave më të ftohta ajrore zbret temperaturat, minimalet deri në1C, e maksimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Të dielen frynë ende erëra jugore e jugperëndimore të lehta dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në verilindore.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy