FERIZAJ/ Dy shoferë u pezullohen patentat e shoferit për 12 muaj

by Nexhat

Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë që arritën kufirin maksimal të pikëve negative të lejuara me ligj.

Policia njofton se shoferi A.S., 26 vjeç, është ndëshkuar me ndalim të drejtimit të automjetit për 12 muaj, pasi kishte grumbulluar 10 pikë negative nga dy kundërvajtje të kryera në komunikacion.

banner

Ndërsa shoferi F.Z., 27 vjeç, ka marrë të njëjtën masë mbrojtëse, ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj, pasi për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion kishte grumbulluar 9 pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në mënyrë që të ruhet siguria e jetës dhe e pronës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy