John Terry ka zbuluar se ëndrra e tij më e madhe në futboll është të bëhet trajner i Chelseat, klubit ku ka kaluar pothuajse gjithë karrierën e tij si lojtar dhe ku ka fituar gjithçka.
Ish-kapiteni i “Blues” ka deklaruar se, ndonëse është përgatitur për t’u bërë trajner pas përfundimit të karrierës së tij, deri më tash nuk ka marrë mundësinë për të drejtuar një skuadër si trajner kryesor.
“Është ëndrra ime e vetme që më ka mbetur te Chelsea. Kam bërë gjithçka për këtë klub, dhe tani e vetmja gjë që më mungon është të jem trajner i skuadrës. Kjo është arsyeja pse hyra në botën e trajnimit pasi u tërhoqa nga futbolli. Ideja dhe ëndrra ime ishin të mësoja zanatin dhe të përgatitesha për këtë moment,”, ka theksuar Terry për ‘The Athletic FC’.
John Terry mbetet një figurë e dashur për tifozët e Chelseat, dhe shumë prej tyre do të dëshironin ta shihnin një ditë në stolin e skuadrës si trajner


