Zyrtari i LDK-së: Ministrat e Qeverisë u kthyen në fotografë të fushatës për të fshehur dështimet

by Nexhat

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë kanë braktisur zyrat për t’u angazhuar në fushatë, duke u shndërruar në “fotografë e kamermanë propagandistikë”.

Sipas tij, në vend që të udhëheqin ministritë dhe të punojnë për qytetarët, ata “enden rrugëve të Prishtinës me aparate në duar për të fshehur dështimet”, ndërsa fotografia e vërtetë e shtetit, siç u shpreh Dushi, është “e zymtë – me ekonomi të shkatërruar, drejtësi të sulmuar, institucione të paralizuara dhe raporte ndërkombëtare të ndërprera”, të cilat, sipas tij, po i ndien çdo ditë vetë populli i Kosovës.

banner

Postimi i plotë:

Ministra, kabinetet e tyre, deputetë e zyrtarë të lartë të kësaj qeverie kanë braktisur zyrat ku duhet të punonin për qytetarët, duke u shndërruar në fotografë e kamermanë të fushatës. Në vend që të udhëheqin ministritë, ata enden rrugëve të Prishtinës me aparate në duar, duke kërkuar imazhe propagandistike për ta fshehur dështimin e tyre.

Ndërkohë, fotografia e vërtetë e shtetit është e zymtë: një ekonomi e shkatërruar, drejtësi e sulmuar, institucione të paralizuara dhe raporte ndërkombëtare të ndërprera. Këtë fotografi/pamje të trishtë që e krijuan krejt këta bashkë, e sheh gjithë bota — dhe e ndien çdo ditë, më rëndë se kurrë, vetë populli i Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy