Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNj) kundërshton një marrëveshje eventuale me Mbretërinë e Bashkuar për refugjatë të paligjshëm. Në një reagim thuhet se Kosova nuk ka asnjë kapacitet fizik, material, profesional dhe njerëzorë të strehojë dhe menaxhojë një numër të madh të refugjatëve dhe të burgosurve prandaj duhet të refuzojë kërkesa të tilla siç kanë bërë vendet e rajonit .
Komunikata e plotë e KMDLNj:
Një ish ministre e papërgjegjshme e Drejtësisë nënshkroi një Marrëveshje me MD të Danimarkës për shitblerje të 300 të dënuarve në Danimarkë për vepra më të rënda kriminale , asnjëri danez apo shtetas danez. Deputetë të painformuar , disa dashakeq e votuan këtë marrëveshje që në planin afatgjatë do të prodhojë pasoja të rënda për sigurinë dhe të drejtat e njeriut. Asnjë vend i rajonit nuk ka pranuar propozimin e Danimarkës duke vlerësuar drejt rrezikun dhe pasojat. Pas kësaj shumë shtete shfaqen interes për të marrë burgje me qira në Kosovë, si Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Kosovën, së fundi e vizituan dy ministre të qeverisë belge për të përsëritur” Marrëveshjen e Danimarkës për burgje ..”. Për opinion nuk pati më shumë informata.
Ndërkaq kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar , Kei Starmer , pasi dështuan me Ruandën për vendosje të refugjatëve të paligjshëm , hudhi spirancat në Kosovë si vend ku pa asnjë kundërshtim nga autoritetet e vendit mund të vendosën dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre refugjatë të paligjshëm nga vendet e treta si dhe të burgosur dhe të dënuar , asnjë prej tyre shtetas kosovar apo i Mbretërisë së Bashkuar. Për më keq , Albin Kurti , KM kujdestar i Kosovës , pa asnjë diskutim apo debat me institucionet e vendit i premtoi KM Starmer se Kosova do të pranojë refugjatë të paligjshëm nga Anglia , si ndihmë e Kosovës . Mbase edhe të burgosur në këmbim të dhënies së garancioneve të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar kundër rrezikut nga Serbia dhe Rusia për Kosovën në kohën kur garancione të tilla nuk ka as Ukraina.
Kosova ka një grusht refugjatësh dhe azilkërkuesish në dy qendra dhe ka shumë vështirësi për menaxhimin e tyre. Ata përfshihen në aktivitete të ndryshme kriminale si vjedhjen, narkotikë , sulme seksuale , përleshje midis tyre etj.
Kosova nuk ka asnjë kapacitet fizik , material , profesional dhe njerëzorë të strehojë dhe menaxhojë një numër të madh të refugjatëve dhe të burgosurve prandaj duhet të refuzojë kërkesa të tilla siç kanë bërë vendet e rajonit . Ky eksperiment me Italinë po dështon në Shqipëri. Refugjatët sipas ligjeve ndërkombëtare dhe vendore gëzojnë disa të drejta si liria e lëvizjes dhe , në disa raste e drejta për punë. Ata nuk mund të mbahen dhe trajtohen si të burgosur. Me mungesë të madhe të kapaciteteve pranuese dhe trajtuese , Kosova do të identifikohej si shkelëse e të drejtave të njeriut . Pasi edhe refugjatët si dhe të burgosurit do të transferohen në Kosovë kundër vullnetit të tyre dhe në mënyrë të dhunshme , vet pranimi i tyre nga Kosova paraqet shkelje të drejtave të njeriut. Pastaj në çastin kur Kosova pranohet në Këshill të Evropës këto marrëveshje diskriminuese do të anulohen.
KMDLNj – ë fuqishëm ka kundërshtuar Marrëveshjen për Burgje me Danimarkën duke kërkuar përgjegjësi penale për ish ministren e Drejtësisë për rrezikim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
KMDLNj fuqishëm e kundërshton marrëveshjen eventuale me Mbretërinë e Bashkuar për refugjatë të paligjshëm dhe të burgosur aq më parë që aktualiteti politikë në Kosovë nuk i jepë mandat institucional , politik , ligjor dhe kushtetues deputetit Kurti të negociojë marrëveshje të tilla.
Për KMDLNj ka kuptim dhe do të përkrahte çdo përpjekje për riatdhesim të refugjatëve të paligjshëm dhe të të burgosurve që janë shtetas të Kosovës e që nuk kanë siguruar lejeqëndrim në Mbretëri të Bashkuar.
Jetësimi i këtyre marrëveshjeve do të paraqet rrezik serioz për sigurinë në Kosovë duke rritur shumë vepra të rënda penale si rritja e kriminalitetit të të gjitha llojeve , përhapja e islamit radikal , trafikimi me qenie njerëzore , tregtimi dhe përdorimi i narkotikëve , prostitucioni dhe trafikimi me qenie njerëzore si dhe ngacmimi dhe dhunimi seksual

