Tensionet mes Vinicius Jr. dhe Real Madridit po thellohen gjithnjë e më shumë.
Prej muajsh, marrëdhënia mes klubit dhe yllit brazilian është përkeqësuar, dhe gjithçka kulmoi gjatë “El Clasico”-s së djeshme ndaj Barcelonës.
Sipas “The New York Times”, sulmuesi nuk është përmbajtur në momentin e zëvendësimit nga trajneri Xabi Alonso, duke shpërthyer në bankinë me fjalë të qarta.
“Unë po largohem, më mirë të largohem. Do të largohem, vetëm mua më zëvendëson”.
Ky reagim, që nuk i ka shpëtuar kamerave dhe stafit madrilen, shihet si një sinjal i hapur se Vinicius po mendon seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Braziliani prej kohësh po heziton të rinovojë kontratën, duke kërkuar trajtim financiar të njëjtë me Kylian Mbappe, i cili gëzon statusin e lojtarit më të paguar te Reali.
Me ardhjen e Alonso-s, pozitat e Vinicius janë dobësuar ndjeshëm, pasi trajneri shpesh ka zgjedhur ta zëvendësojë herët në ndeshje.
Pas incidentit të djeshëm, gjithnjë e më shumë duket se Vinicius Jr. po i afrohet fundit të aventurës së tij në Madrid, me disa klube të mëdha evropiane që tashmë po monitorojnë situatën e tij

