Bajqinovci thotë “s’ka qeveri tjetër” e s’e di a shkojnë në takim te Osmani, Kusari thotë se “Presidentja e ka në dorë”

by Nexhat

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci thotë se nuk e di nëse partia e tij do të marrë pjesë në konsultimet për të cilat presidentja Vjosa Osmani pritet t’i ftojë partitë politike.

Ai tha se “pë qeveri tjetër nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti”.

banner

“Nuk e di nëse do të shkojmë në takim te presidentja sepse këtë e vendosin organet e partisë”, tha Bajqinovci për RTV21.

Por për Mimoza Kusari Lilën, e cila ka mbajtur pozitën e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, gjithçka mbetet në dorën e presidentes.

Lidhur me hapat e mëtejmë, ajo tha se gjithçka mbetet në dorën e presidentes.

“Është në diskrecion të presidentes, do të thotë është në diskrecion të presidentes, e cila mundet që në konsultim me partitë politike të pyesë se a është dikush i gatshëm që t’i sjell 61 numra të deputetëve, por gjithmonë mbetet diskrecion i saj”, tha ajo

Presidentja Vjosa Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime “gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, i tha të dielën, Bekim Kupina, këshilltar për Media në zyrën e presidentes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy