“Sulmet ruse synojnë të na lodhin, të na ndajnë, por Europa po përgjigjet me unitet”, thotë von der Leyen

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në samitin e Këshillit Nordik në Stokholm foli për temën e sigurisë së Europës.

Ajo tha se sulmet e Rusisë kanë për qëllim të lodhin e të ndajnë, por tha se në terren po ndodh e kundërta, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

banner

“Jo shumë larg nga këtu, avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore europiane. Nga Oslo në Kopenhagen, dronë kanë fluturuar mbi infrastrukturën kritike. Në Detin Baltik, kabllot nënujore janë prerë. Aeroportet dhe qendrat logjistike janë paralizuar nga sulmet kibernetike. Qëllimi është i qartë, të na lodhin, të na ndajnë. Por e kundërta po ndodh. Së bashku, Europa po përgjigjet”.

Ajo thotë se përgjigjja e bashkuar e vendeve nordike dhe Europës në përgjithësi tregon se, sipas një shprehjeje suedeze, “shumë përrenj të vegjël bëjnë një lumë të fuqishëm”.

“Europa është më e fortë së bashku. Askund nuk është kaq e qartë se sa në Ukrainë. Putini mendoi se mund ta thyente rezistencën e Ukrainës në tre ditë, ose tre javë. Në vend të kësaj, pas 1300 ditësh, shpirti i Ukrainës është i pathyer”, thotë ajo.

Ajo shton se përzierja e guximit të Ukrainës dhe “mbështetjes së palëkundur të Europës” e ndihmon Kievin të vazhdojë të luftojë.

Von der Leyen thotë se Europa dëshiron që kjo luftë të përfundojë, por “paqja e qëndrueshme mbështetet në një Ukrainë të fortë dhe të pavarur – që ka rëndësi për sigurinë e të gjithë kontinentit tonë”.

“Putini ende beson se mund të na mbijetojë. Ai ende mendon se me kalimin e kohës, Rusia mund të arrijë qëllimet e saj në fushën e betejës. Kjo është një llogaritje qartësisht e gabuar”.

Ajo e bën të qartë se “sigurimi i mbështetjes financiare afatgjatë për Ukrainën është thelbësor” dhe se miratimi i një kredie dëmshpërblimi bazuar në asetet ruse të palëvizura do të ishte “mënyra më efektive për të mbështetur mbrojtjen dhe ekonominë e Ukrainës dhe se mënyra më e qartë për ta bërë Rusinë të kuptojë se koha nuk është në anën e saj”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy