Sonte në Pressing diskutohet për qëndrimet e Kurtit pas dështimit të krijimit të qeverisë, raportimet për mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e LVV-së edhe për një seancë, paralajmërimet për zgjedhje dhe zhvillimet e tjera politike. Në studio janë Blerta Deliu nga PDK, Albert Krasniqi nga D+, Burim Ramadani dhe Dibran Hoxha.
Deliu tha se ishin të bindur që nuk duhet të hyjmë në bashkëpunim me dikë që i ka sjellë shumë dëme Kosovës, siç thotë se ka bërë Albin Kurti.
“Kemi qenë të bindur se në rrethana të tilla, në mënyrën se si Kurti është sjellë gjatë këtyre muajve, arroganca e tij, përpjekja e tij për nënshtrim, se jo për bashkërendim, për shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës të cilat i kemi parë në Kuvend, kanë qenë përpjekje e hapur për të cenuar rendin kushtetues dhe për ta vendosur Kosovën në një situatë tepër të rëndë”, tha mes tjerash Deliu

