Skuadra e GO+ Pejës ka shënuar fitore të rëndësishme në European North Basketball League (ENBL), duke mundur në shtëpi ekipin bullgar Spartak Pleven me rezultat 96:81.
Kjo është fitorja e parë e Pejës në këtë sezon pas dy humbjeve të para.
Pejanët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi, duke marrë epërsi të thellë që në çerekun e parë 28:9. Pjesa e parë ka përfunduar 53:34, ndërsa pjesa e dytë është kontrolluar nga vendasit, që nuk e kanë lejuar Spartakun të afrohej në rezultat. Çereku i tretë ka qenë i mirë për Pejën (29:22), duke vendosur fitoren përfundimtare.
Sterling Flatten ka qenë lojtari më i dalluar i Pejës, me njëzet e një pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime, ndërsa kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe Trevon Green (dymbëdhjetë pikë, nëntë asistime, pesë kërcime) dhe Jetmir Malaj (trembëdhjetë pikë, pesë kërcime, tri asistime). Te Spartak Pleven kanë spikatur Nate Brown (nëntëmbëdhjetëpikë) dhe Martin Sotirov (tetëmbëdhjetë pikë), por paraqitjet e tyre nuk kanë mjaftuar për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Ndeshja e radhës e Pejës është e planifikuar të mërkurën ndaj Slovan Bratislavës në Sllovaki

