“Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

by Nexhat

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka treguar për ofertën e minutave të fundit të Albin Kurtit në këmbim të votave të partisë së tij për Qeverinë e re. 

Limaj ka treguar se të dielën kur ishte caktuar seanca për votimin e Qeverisë, ka zhvilluar një takim 10 minutësh me Kurtin, ku ky i fundit i ka treguar se ka gatishmëri për ta larguar Dimal Bashën nga kryetari i Kuvendit dhe për ta zhvendosur në ministri. 

banner

Kreu i NISMA-s ka treguar në Klan Kosova se që nga zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës s’kanë pasur kurrfarë komunikimi me Kurtin dhe se janë takuar vetëm të dielën në ambientet e Kuvendit. 

Megjithatë Limaj ka treguar se s’ka pranuar, meqë qëndrimi i tij është se Dimal Basha s’duhet të jetë në asnjë pozitë pas shkrimit për UÇK-në

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy