Luana Vjollca “tërbon” rrjetin me fotot e reja nga klipi i fundit bashkë me Genta Ismajlin

by Nexhat

Showgirl-i i njohur Luana Vjollca ka ndezur rrjetet sociale ditën e sotme, duke ndarë me ndjekësit disa foto ekskluzive nga klipi i këngës së saj më të fundit, një bashkëpunim me Genta Ismajli.

Në albumin e postuar, Luana shfaqet e veshur me një fustan të kuq të ngushtë, që nxjerr në pah format e saj elegante dhe stilin karakteristik të showgirl-it. Fotot e shoqëron mbishkrimi i thjeshtë por provokues:

banner

“Ngjyra kuqe tërbon”

Kënga, një baladë me titullin “Të dua”, është rikthim i një projekti të mëparshëm të Gentës, të publikuar në vitin 2012, e cila u kthye shpejt në hit të verës së kaluar

Ky rikthim muzikor shënoi edhe pjesëmarrjen e Luana Vjollcës sërish në skenën muzikore, pas një periudhe mungese gjatë së cilës ajo ishte aktive në projekte të tjera artistike dhe televizive.

Fansat kanë reaguar menjëherë me komente pozitive dhe pëlqime të shumta, duke vlerësuar jo vetëm pamjen sensuale, por edhe energjinë dhe performancën e saj në klip.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy