Blerim Latifi thotë se për njohjen e Sirisë kanë merita SHBA e Izraeli: Tregimet e tjera janë dokrra hini

by Nexhat

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria është rezultat i zhvendosjes së këtij shteti në orbitën amerikane, pas rënies së regjimit të Asadit,

Sipas Latifit, kjo njohje është edhe përfitim indirekt nga fitorja e Izraelit në Lindjen e Mesme. 

banner

Tregimet e tjera për procesin e marrjes së kësaj njohje ai thotë se janë “dokrra hini”. Siria e ka njohur sot Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Damasku për këtë vendim të Sirisë, duke falendëruar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite. 

Postimi i plotë i Latifit: 

Siria nën Asadin ishte një satelit i Iranit dhe Rusisë. Milicitë e Hezbollahut patën rol vendimtar në mbajtjen e Asadit në pushtet përgjatë luftës civile që nisi aty në vitin 2011. Pastaj Irani nxiti Hamasin dhe Hezbollahun që të sulmojnë Izraelin. Në përgjigje, Izraeli shkatërroi Hamasin, shpartalloi Hezbollahun dhe bombardoi Iranin, duke e nxjerrë jashtë loje për dhjetë ditë lufte. Pa Iranin dhe Hezbollahun, Asadi nuk mund të qëndronte më në pushtet. Regjimi i tij ra si një kullë prej letre dhe milicitë e Ahmed Al Sharas marshuan në Damask. Kështu Siria u zhvendos nga orbita e Rusisë dhe Iranit në orbitën amerikane. Njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i kësaj zhvendosjeje.Është një përfitim i yni i tërthortë nga fitorja e madhe e Izraelit në Lindjen e Mesme. Tregimet tjera për procesin që solli deri te kjo njohje janë thjesht dokrra hini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy