Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i ka thënë “po” ftesës së presidentes Osmani për takimin e nesërm.
Kështu tha për Gazetën Express Vlora Citaku, deputete e PDK’së.
“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha ajo.
Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj

