Vuçiq flet për “spastrim etnik” në Kosovë: Do të thërrasim Seancë të Këshillit të Sigurimit

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 6 korrik se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe pas kësaj, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.

Vuçiq tha se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një “aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik” të serbëve, i cili është “mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”.

banner

Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”.

Vuçiq tha se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, partisë lidere të serbëve në veri të Kosovës, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste.

“Ne do të marrim vendime në mënyrë të përgjegjshme dhe në 14 ditët e ardhshme do t’i informojmë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy