Siq mësohet nga burime jo zyrtare, qëllimi i kësaj vizite është që të kuptohet nga afër situata rreth kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe moslicencimi i FFK-së nga MKRS-ja.
Takimi mes zyrtarëve të FFK-së, UEFA-s e FIFA-s është zhvilluar sot, teksa është diskutuar për çështjen e licencimit të FFK-së. Zyrtarët e UEFA-s e FIFA-s, do të takohen tani me zyrtarët e MKRS-së, për t’i dëgjuar edhe ata se pse FFK nuk është licencuar deri më tani.
Gjendja e futbollit në Kosovë është e rëndë, kryetari i FFK-së po mbahet në arrest shtëpiak kurse klubet po vuajnë nga mungesa e financave që është shkaktuar nga moslicencimi i Federatës dhe Klubeve nga ana e MKRS. Këto probleme kanë bërë që shumica e klubeve të futbollit të mos arrijnë të paguajnë lojtarët e tyre dhe kanë krijuar borxhe të mëdha financiare.