Thomas Tuchel ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve, pasi pesë futbollistë të rëndësishëm janë detyruar të largohen nga grumbullimi i Kombëtares së Anglisë për shkak të dëmtimeve.
Tino Livramento, Kobbie Mainoo, Cole Palmer, Marcus Rashford dhe Declan Rice nuk do të jenë në dispozicion të “Tre Luanëve” për sfidat e radhës në Nations League,
Mungesat e tyre i kanë shkaktuar telashe trajnerit Thomas Tuchel, i cili tashmë duhet të riorganizojë formacionin dhe të gjejë zgjidhje alternative në disa pozita, raporton Reuters.
Për të mbuluar boshllëqet e krijuara nga dëmtimet, Tuchel ka vendosur të bëjë dy ftesa të reja.
Në grumbullim janë thirrur mesfushori i Evertonit, James Garner, dhe ylli i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White.
Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në “St. George’s Park”, aty ku Anglia po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja angleze do të përballet me Spanjën, Çekinë dhe Kroacinë në sfidat e radhës, ndërsa Tuchel tashmë do të duhet të menaxhojë skuadrën me disa mungesa të rëndësishme

