Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të lirohet sot nga burgu për ta vazhduar dënimin në shtëpi, siç vendosi gjykata.
Lirimi nga burgu është vetëm hapi i parë, ndërsa mbrojtja synon procesin e apelimit, sipas avokatit, raporton The Guardian.
Christophe Ingrain dha një reagim shumë të shkurtër ndaj aktgjykimit, duke thënë se vendimi i sotëm është vetëm hapi i parë dhe se “hapi i ardhshëm është gjyqi i apelit”.
“Dhe detyra jonë tani, për Nicolas Sarkozyn dhe për ne, është të përgatitemi për atë seancë apeli”, tha ai.
Djali i Nicolas Sarkozyt, Louis Sarkozy, e ka mirëpritur vendimin e gjykatës duke postuar një fotografi nga fëmijëria me babain e tij, të shoqëruar me një koment i shkurtër: “Rroftë liria!

