Spalletti synon ribashkimin me Frattesin te Juventusi

by Nexhat

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, po mendon për një përforcim të rëndësishëm në mesfushë.

Sipas medieve italiane, tekniku bardhezi ka vënë në shënjestër mesfushorin e Interit, Davide Frattesi.

banner

Spalletti e njeh mirë lojtarin, pasi kanë punuar bashkë në kombëtaren e Italisë, dhe duket se dëshiron një ribashkim edhe në nivel klubesh.

Gazetari Fabio Santini ka bërë të ditur për “TMË” se në afatin kalimtar të janarit mund të shqyrtohet një shkëmbim mes Frattesit dhe Manuel Locatellit.

Sipas tij, Frattesi aktualisht është rezervë te Interi, ndërsa për Spallettin ai ka qenë “një obsesion” gjatë kohës që drejtonte Italinë.

“Spalletti sapo ka mbërritur te Juventusi dhe ka kërkuar Frattesin. Megjithatë, duhet t’i japim kohë,” – ka shkruar Santini.

Kjo mund të jetë një nga lëvizjet më interesante në tregun e dimrit në Serie A, sidomos mes dy rivalëve historikë, Juventusit dhe Interit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy