Rekord historik, Kosova ngjitet në vendin e 80-të në renditjen e FIFA-s

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një arritje historike në përditësimin më të ri të renditjes botërore nga FIFA, pas formës së shkëlqyer të treguar në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ siguruan pjesëmarrjen në fazën e play-off-it të Botërorit, duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë, përballë kundërshtarëve të fortë si Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.

banner

Kosova përfundoi me tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, duke regjistruar një nga ciklet më të suksesshme në historinë e saj.

Fitoret në udhëtim kundër Sllovenisë dhe barazimi me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë qenë vendimtare për këtë ngritje.

Rekord në renditjen e FIFA-s

Pas përditësimit të fundit, Kosova ka shënuar një rritje prej katër pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 84-të në të 80-tin – pozicion që përfaqëson një nga renditjet më të larta të saj ndonjëherë.

Me këtë ngjitje, Kosova ka lënë pas kombëtare si Curaçao, Guinea dhe Mali i Zi, duke vazhduar trendin pozitiv në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar rënie prej dy pozicionesh dhe tani gjendet në vendin 63.

Kjo ngjitje e Kosovës vjen si dëshmi e progresit të vazhdueshëm të kombëtares sonë, në prag të ndeshjeve vendimtare të play-off-it për një vend në Botërorin 2026, ku synimi kryesor mbetet debutimi historik në skenën më të madhe të futbollit botëror

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy