Manchester United është shumë pranë transferimit të Carlos Balebas nga Brightoni.
“Djajtë e Kuq” kanë paraqitur një ofertë prej 65 milionë funtesh, e përbërë nga 60 milionë të garantuara dhe 5 milionë në bonuse.
Mesfushori kamerunas 22-vjeçar është një objektiv i kahershëm i United dhe tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez.
Baleba pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2031.
Transferimi do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për mesfushën e Manchester United, pas afrimeve të Youri Tielemans dhe Andrey Santos.
Baleba shihet si një lojtar me forcë, energji dhe aftësi të mëdha në rikuperimin e topit.
Negociatat me Brighton janë në fazat finale dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti

