Tekniku i Kosovës, Franko Foda tregoi këndvështrimin e tij pas hedhjes së shortit në Zyrih. Ai vlerësoi Sllovakinë si një kundërshtar të fortë për Play Off të Botërorit, por jo si të pakalueshëm.
“Ndeshja e parë është si mysafir kundër Sllovakisë. Sllovakia ka në ekip shumë të mirë. Ata fituan në shtëpi kundër Gjermanisë 2:0. Por duke u bazuar në rezultatet tona të fundit, kemi fituar si mysafir në Suedi, në Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës si mysafir. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë.
“Dhe nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi, ku mund të vendosim gjithçka. Por siç thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki dhe pastaj shohim më tej”- tha ai.

